TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.

Shërbime që ne ofrojmë

Mbuluar Tirana, Durresi & zonat perreth.

Shërbime Kontabiliteti

Ne mund t’ju ndihmojmë me mbajtjen e kontabilitetit, rishikim dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.

Shërbime Taksash

Ne mund t’ju ndihmojmë me deklarimet tatimore, informojmë për ndryshime ligjore dhe administrojmë taksat.

Konsulencë Financiare

Ne mund t’ju ndihmojmë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin tuaj.

Regjistrimi i Bizneseve

Ne mund t’ju ndihmojmë me regjistrimin fillestar të biznesit dhe ndryshime të tjera.

Intuit QuickBooks

Ne mund të instalojmë, trajnojmë dhe ndjekim implementimin e plotë të programit financia QuickBooks.

Kurse Kontabiliteti

Ne mund t’ju ndihmojmë me kurse të kontabilitetit praktik dhe mundësinë e zhvillimit të praktikës profesionale.

Konsulentë të përkushtuar për të ndihmuar klientët tanë për të pasur sukses

Dicka rreth Nesh

Alprofit Consult është një studio e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

Edhe nëse aktiviteti juaj është i ri ose ekzistues, organizatë jo-fitimprurëse apo biznes në një industri të caktuar, Alprofit Consult mund t’ju ndihmojë që të përmbushni objektivat tuaja duke ju mbështetur me shërbime të konsulencës financiare që plotësojnë nevojat tuaja unike. Si klienti ynë, ju do të përfitoni nga qasja në ekipin tonë të besueshëm financiar dhe shërbimet tona të përshtatshme, teknologjikisht të avancuara.

Në Alprofit Consult ne jemi të përkushtuar për të siguruar që klientët tanë të kenë burimet që kanë nevojë për të optimizuar gjendjen e tyre financiare dhe operacionet e biznesit. Ne mirëpresim mundësinë për të mësuar më shumë për nevojat tuaja të shërbimeve financiare dhe se si mund t’ju ndihmojmë.

A e dini se?

Ne kemi besimin e më shumë se 100 klientëve.

Alprofit Consult është krijuar në vitin 2015, si një projekt për krijimin e një studio kontabiliteti. Synimi ynë kryesor, në fillim dhe në vazhdim, ka qenë jo vetëm ofrimi i shërbimeve rutinë, dhe pa vlerë të shtuar të një studioje kontabiliteti, por më gjerë.

Ne jemi ekspertë në
këto fusha.

Ekspert nuk quhet ai që kryhen 1000 punë njëkohësisht por ai që kryhen 1 punë 1000 herë, prandaj ne kemi besim të plotë në këto fusha.

  • Kontabilitet financiar dhe raportim!
  • Legjislacionin tatimor, praktikat më të mira!
  • Buxhetim dhe analizë financiare!
  • Shërbim profesional dhe të veçantë për çdo klient!
  • Përditësim me të rejat më të fundit të teknologjisë!

Histori Suksesi

çfarë kemi arritur
0
Klientë
0
Vite Në Treg
0
Shtete Ku Jemi Prezent
0%
Rritje Vjetore

Ne synojmë që të përmbushim çdo nevojë të klientëve tanë për konsulencë financiare dhe manaxheriale.

Juliana AvdiKujdesi ndaj Klientit

Lajmet e fundit

Lexo të gjitha

Vlerësimi nga klientët

  • Kemi zgjedhur zyrën e kontabilitetit Alprofit Consult për Klea Huta Academy dhe për O2 Records për profesionalizmin, korrektësinë dhe besimin. Jemi shume të lumtur që kemi gjetur bashkëpunëtorët e duhur, sepse me ta suksesi është një hap më afër.

    Klea Huta & Elgit Doda
  • Ne kemi më shumë se 10 vjet që bashkëpunojmë me Andin. Skuadra e Alprofit Consult është, jo thjesht ofrues shërbimesh për Ne, por pjesë e pandarë e stafit tonë dhe prezent në pothuajse të gjitha proceset tona të punës, si dhe vendimmarrjet më të rëndësishme.

    Endri Prespa
    CEO - Prespa Invest
  • Profesionalizëm, teknikë, bashkëpunim dhe mbi të gjitha komunikim perfekt presa i përket raportit kundrejtklientit. Do t’ju sugjeroja pa dyshim të besoni në Alprofit Consult.

    Maria Fejzaj
    Partner dhe Manaxher – Consulstrade Company
  • Kemi më shumë se 4 vjet bashkëpunim me studion e kontabilitetit Alprofit Consult dhe mund të themi pa hezitim që kemi gjetur bashkëpunëtorin e duhur. Korrektësi, profesionalizëm, shpejtësi, gjithmonë gjejnë kohën për tu përgjigjur.

    Olgen Çikopana
    Administrator – Vesa Solutions & Al Bell shpk
  • Zyre konsulence korrekte dhe saktë. Përkushtim të lartë për klientët dhe përgjegjshmëri në nivel profesional. E rekomandoj me kënaqësi.

    Erjon Osmanaj
  • “Që në momentin e parë që vendosa hapjen e biznesit tim, i besova AlProfit Consult. Janë shumë të kujdesshëm, korrekt dhe profesional. Besimi i dhënë është shpërblyer. Do i rekomandoja kudo.”

    Ana Gjymshani
    CEO&Themelues Atelie Gjyms’Hana
  • Sherbim Ekselent, i shpejt dhe shume i komunikueshem! E sugjeroj per cdo biznes!

    Nardi Doda
    CEO, Hello SHPK & Digital Grown
  • Unë do të rekomandoja ‘Al Profit Consult’ për mbështetjen profesionale dhe stafin shumë miqësor !!

    Anila Shehi Dollani
    Freelance Consultant - Rule of Law and European
  • Jam klient që prej vitit 2018. Jam shumë i kënaqur me profesionalizmin e të gjithë ekipit në AlProfit Consult. Përgjigja e tyre është gjithmonë në kohë dhe ata nuk i lënë asgjë rastit. Andi është shumë i përgatitur dhe etik. Mendoj se biznesi im është në duar të mira.

    Redis Kostalli
    IT Specialist/CEO - Red's Computer Solutions
  • Dëshiroj të rekomandoj studion e kontabiliteti Alprofit Consult për të qenë pjesë e angazhimeve apo bashkëpunimeve tuaja në të ardhmen. Të palodhur, energjikë dhe të preokupuar në punët e përditshme. Të aftë për të punuar së bashku dhe gjithmonë në kërkim të zgjidhjes dhe optimizimit të praktikave më të mira të menaxhimit financiar, fiskal dhe atë kontabël.

    Bujar Haxhiaj
    Ortak dhe Administrator – UK-H Invest & Dealb Konstruksion
  • “Bashkëpunimi i parë me AlProfit Consult më ka surprizuar për mirë. Gjithnjë të vëmendshëm dhe shumë të qartë edhe për mua që nuk jam e fushës në çështje ekonomike. Shumë ndihmues.”

    Anisa Zaçe
  • Pas disa eksperiencave zhgënjyese me kompani të tjera, më në fund e kam gjetur atë çfarë doja tek AlProfit Consult. Shërbim profesional, korrekt dhe i besueshëm. Menaxhimi i financave të kompanisë time, tashme është në duar të sigurta. Kjo me jep mundësi të kem më shumë kohë të lirë për tu marrë me aktivitetet e tjera të kompanisë. Faleminderit AlProfit Consult!

    Arens Qelaj
  • Shërbim i shkëlqyeshëm, profesionalizëm dhe di se si. Andi është shumë i përkushtuar dhe përgjegjës për atë që bën.

    Ernest Braholli
    Ekonomist - Vesa Solutions
  • Studio me njerez shume te afte qe ofrojne sherbime dhe konsulenca financiare cilesore.

    Mustafa Ahmetaj
    Accountant - Kazazi Consulting

Pyetjet më të shpeshta

Cilat janë shërbimet tona ?

Ne ofrojmë shërbime profesionale të personalizuara në këto fusha: këshillim financiar, shërbime kontabiliteti, shërbime të taksave, regjistrim i biznesit, dhe implementim të programit financiar QuickBooks dhe trajnim në fushën e kontabilitetit.

Kush jemi ?

Ne jemi zyrë këshillimi financiare. Ekipi jonë është i përbërë nga 5 kolegë; të rinj dhe ambiciozë që kemi dëshirë të sjellim një eksperiencë dhe shërbim shumë më ndryshe.

Ne kemi rreth 7 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe pjesë e vazhdueshme e administrimit financiar të klientëve/bashkëpunëtorëve tanë. Qasja jonë ka qenë jo vetëm ofrim i shërbimeve të jashtme të një zyre kontabiliteti, por suport dhe prezence e vazhdueshme për klientët tanë.

A jemi zyrë kontabiliteti ?

Qëllimi ynë është të mos jemi thjesht një zyrë kontabiliteti por, këshillim financiar i vazhduar dhe suport i gjithanshëm për klientët tanë.

Në AlProfit Consult, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, na tregojnë që ata janë të kënaqur të punojmë së bashku me ne, sepse; qasja jonë është ndryshe, ne kemi edukimin e nevojshëm, eksperiencë të gjithanshme dhe jemi fleksibël ndaj kërkesave të klientëve tanë.

Cila është tarifa jonë ?

Në pjesën më të madhe të rasteve, ne operojmë duke vendosur një tarifë fikse mujore. Në këtë tarifë ne parashikojmë të gjitha aktivitetet që do të kryhen dhe kohën e angazhuar.

Kjo mënyrë, sjell qartësi për klientin, sepse paguan tarifën fikse, por dhe planifikim më të mirë të kohës tonë dhe ndjekjes së çështjeve.

Si mund të kontaktoni me ne ?

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.

Kërko një telefonatë

Ne do ju kontaktojm brenda 24 orëve.

    GDPR

    A ju duhet ndihme?? Ne jemi online